fbpx

Rama publikon shifrat: Ja sa punonjës kanë përfituar pagën e luftës

edi-rama-5-770x432.gif

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku bën me dije se 38,672 biznese me 65,078 punonjës kanë përfituar deri tani për pagë lufte nga paketa e parë teksa nga paketa e dytë kanë përfituar pagë lufte 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

STATUSI NGA EDI RAMA

🟢Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta.

Sot në disa biznese në Tiranë, përfitues të “Paketës së Parë” 26,000 lekë dhe “Paketës së Zgjeruar” prej 40,000 lekë.

✅Deri tani janë miratuar “paga lufte” për 38,672 biznese me 65,078 punonjës.
Ndërsa janë miratuar pagesat nga “Paketa e Zgjeruar” për 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

✅Ftojmë të gjitha bizneset, që plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjore që të aplikojnë deri nesër, në llogarinë e deklarimit elektronik në e-Filing https://efiling.tatime.gov.al/ për të siguruar mbështetje për punonjësit e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303