fbpx

Rama publikon videon / Në Dibër jo vetëm Rruga e Arbërit, nis edhe rikonstruksioni i segmentit Burrel-Klos

Burrel-Klos.jpg

Foto nga punimet në segmentin Burrel-Klos

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook sot, një pjesë nga punimet që po bëhen në rrugën kombëtare Tiranë-Dibër, e shkatërruar prej dekadash.

Kreu i qeverisë thekson se nuk është vetëm Rruga e Arbërit prioritet i qeverisë në Qarkun e Dibrës, por edhe rikonstruksioni i rrugës së vjetër.

Firma private po punon ndërkohë për rehabilitimin e segmentit nga Miloti në Burrel, ndërsa gjithashtu kanë nisur punimet edhe për pjesën tjetër, Burrel-Klos me gjatësi 18.7 km.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër provë të qartë të faktit se për ne Dibra nuk është vetëm Rruga e Arbërit, por edhe kjo rrugë kombëtare e shkatërruar prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1891047597658204/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *