fbpx

Rama: Punë e madhe po nuk qe opozita në Parlament

ramiu.png

Në turin e takimeve në rrethe, kryeministri Edi Rama deklaroi nga Përmeti se nuk do të plotësojë kërkesën e  opozitës për qeveri transitore.

Duke folur për studentët, ai theksoi se janë të rinjtë ata që i dhanë një grusht qeverisë por edhe opozitës, ndaj sipas tij janë kërkesat e tyre që nuk duhen harruar.

Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë aman mos lësho pe. Dua t’ju them që nuk kam asnjë pe në dorë për të lëshuar, kam një detyrë për të kryer; Të qeverisim deri kur të mbarojë mandati ynë dhe deri kur të kemi votat në parlament“, u shpreh Rama.

Edhe njëherë Rama kujtoi se ishte opozita e sotme që dikur lejoi Lazaratin. “Këta na akuzojnë ne sikur erdhën këtu nga hëna jo sikur ishin bërë njësh me minjtë atje në Lazarat që mbillnin arat e shinin arat dhe i ndanin paratë bashkë me ta. Në parlament se ishin, se nuk ishin, puna ka vazhduar dhe këta ndenjën 6 muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për të marrë rrogën“, theksoi kryeministri. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303