fbpx

Rama reagim ‘blic’ pas refuzimit të opozitës së bashkuar për mbledhjen e Këshillit Politik: Mos shihni gishtin kur…

rama-2.jpg

Fill pasi opozita kërkoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik me një email drejtuar Kryeministrit Rama, ka reaguar menjëherë ky i fundit i cili thekson se opozita të mos shohë gishtin kur gishti tregon hënën. Më tej i prerë ai thekson se në “30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulen të diskutojnë pa humbur asnjë ditë”.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303