Rama reagon pas mbledhjes së qeverisë në Elbasan: Sfidat tona për 2019-n

9c1f1fcb-a272-4bb8-bebb-c4c8ae4f4d91.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiiter pas mbledhjes së qeverisë në Elbasan.

Rama thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor?Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10?#PS #Reforma #Skuadër #Lidership”- shkruan Rama.

Në mbledhjen informale që nisi në orën 09:00 ishin të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.

Gjithashtu të pranishëm në mbledhje ishin edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Mbledhja e sotme pason të tjerë takime të këtij formati, mbajtur vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë.

Kryeministri Edi Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra në kabintetin qeveritar, ndërsa emëroi në postin e zv.kryeministrit Erion Bracen.

(real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303