Kryeministri Edi Rama nuk ka hequr dorë nga replikat me komentuesit në Facebook.
I ngacmuar nga një qytetare, e cila i kërkon të japë shpjegim edhe për skandalet në radhët e Rilindjes, Rama i shkruan se denoncimet duhet të bëhen me etikë. Duke iu referuar titullit të një portali, për të cilin komentuesja i kërkon llogari, Rama shkruan se që nga titulli vulgar nuk e merr fare mundimin ta lexojë.
“Që nga titulli vulgar as që e marr dot mundimin ta lexoj, por që ta mësosh ti Lavdie dhe ta kesh parasysh po të të duhet, shqipëriaqëduam.al është vendi ku mund të denoncosh me etikë e me fakte këdoqoftë e të marrësh përgjigje, tamam si ky “mirëmëngjesi” i sotëm që është përgjigje e një denoncimi”, shkruan Rama.