Rama rikthehet te familja Greku, jep mesazhin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama është kthyer brenda 4 ditësh në familjen Greku e cila pas tragjedisë është strehuar në banesat sociale në Shkozë të Tiranës. Kujtojmë se kjo familje banonte në pallatin që u shemb në Thumanë, ku humbën jetën tre anëtarë, bashkëshortët Pëllumb dhe Çelike Greku dhe djali i tyre Saimir Greku. Ky i fundit ka lënë pas gruan dhe dy vajza të vogla.

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e familjes Greku, Kryeministri Rama tha se brenda 15 dhjetorit do të strehohen të gjithë familjet që humbën të afërmit në natën tragjike të 26 nëntorit.

Po kështu, Rama bëri një premtim edhe për familjet që mbeten pastrehë në Kamëz, të cilët banonin në godinat e Universitetit Bujqësor. “Janë ca familje, se ngaqë bashkia e Kamzës s’ka patur dëmtime nuk ka dhënë bonus qiraje. I kam thënë Rakip Sulit që ti miratojë me urgjence, por ndërkohë ata mund ta marrin qiranë edhe në Tiranë”, tha ai.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Tiranë, Shkozë – Në shtëpinë e re të familjes Greku😊, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit😥, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë sëbashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit🙏https://e-albania.al/dhuro/

Geplaatst door Edi Rama op Zaterdag 14 december 2019