fbpx

Rama: Së shpejti lajme të mira për sigurimin e vaksinave, në 7 vite rritëm numrin e bizneseve

154055721_10158581024186523_3965792562054676539_o.jpg

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lajme të reja sa i përket sigurimit të dozave të vaksinave për të vijuar procesin e imunizimit ndaj COVID-19.

“Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave”, ka shkruar Rama gjatë një vizite në Berat.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale Rama bën një krahasim të numrit të bizneseve të vogla duke nënvizuar rëndësinë e heqjes së TVSH-së.

“Tatim fitimi ZERO Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla. Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë”, shkruan ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303