Rama, serish mesazh Metës, e krahason me Presidentin e Bullgarisë

lufta_rama_meta.jpg

Vijon debati në distancë i Kryeministrit të vendit dhe Presidentit të Republikës.  Kryeministri Edi Rama pohoi se edhe pse radha në doganën e Kulatas në Greqi, kufi me Bullgarinë shkoi në 10 kilometra, presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë.

Duke ironizuar presidentin Meta, Rama shkruan në Tëitter: “Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303