33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rama sfidon opozitën nga Vlora, pjesëmarrje masive

spot_img

Ndërsa në Tiranë opozita ka ftuar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë, kryeministri Rama ka mbledhur në Vlorë, elektoratin në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”.

Ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur të organizojë takimin në Sheshin e Flamurit. Ndërsa në regjinë e transmetuar nga organizatorët e takimit, nuk mungojnë as pamjet me dron, për të treguar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë takim.

Një ditë më parë opozita akuzoi kryeministrin se po i bënte presion administratës për të marrë pjesë, në atë që deputetët opozitarë e konsideruan një antiming.

“Shumë shpejt në pak vite ky shesh duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD, por është një vlonjat i mirë dhe jam i bindur se do e kuptojë që ky shesh është i pavarësisë. Ne e organizuam këtë takim në kuadër të ciklit të takimeve për bashkinë që duam dhe për dreq dje na bënë reklamë dhe erdhën edhe më shumë nga sa e prisnim. Jemi këtu se që kur morëm votën premtuam se do jemi hap pas hapi me ju, njerëzit e zakonshëm. E kemi patur të qartë se mund të qeverisim si duhet vetëm nëse nuk ndahemi nga ju e ju kemi para syve. Për ne vëmendja e të kuptuarit të shqetësimeve të njerëzve është pjesë e punës sonë të përditshme. Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin mes të shkuarës dhe të sotmes dhe të ardhmes. Vlora që dua nuk është kjo” – u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1159230700917813/?hc_ref=ARRfcY6EuW9TGHYnhU9Nt_uhiNDU8sQy5rLFpJcoCUQdKyxZ34HbTpschwT7q6ZLZwU

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat