fbpx

Rama shkarkon nga detyra Drejtorin e Pastrimit të Parave, ja kush emërohet në vend të tij

drejtori-750x374.png

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçin.

Në vend të tij është emëruar Iris Ago, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Ndërkohë që gjatë periudhës 2017 – 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në vitet 2016 – 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303