16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rama shkon në QS: Do t’i transformojmë konviktet

spot_img

Pas inspektimeve tek godinat e Fakultetit të Inxhinierisë, Kryeministri Rama ka zgjedhur të kalojë pasditen e sotme duke kryer një inspektim edhe në godinat e Qytetit Studenti.

Ai u shpreh se aktualisht  ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, ndërsa tha se ambicia  e qeverisë është që të gjithë konviktet e Shqipërisë të kalojnë në një stad tjetër.

“Këtu kemi 9 godina që po bëhen me KFW gjermane . Do të bëjmë edhe të tjera. Me aktin normative i kemi kaluar Bashkisë së Tiranës 3 milionë dollarë. Ambicia është që konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vijnë në standardet optimale.  E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë.

Këtu godina private të ndërtuara në kampusin e studentëve nuk mund të legalizohen. Patjetër se ku duhet të ishin jemi shumë larg, por në krahasim se me ku u nisëm është shumë mirë Duhet të ecim paralelisht, por e rëndësishëm që konviktet duhet të jenë  në një gjendja tjetër. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat