Rama shokon të madh e të vogël, nxjerr gishtin e mesit para fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ka shokuar mbrëmjen e djeshme gjithë shqiptarët me veprimin që ka bërë. Teksa ndodhej në ‘Sheshin Skënderbej’ i rrethuar nga fëmijë, ai u ka kërkuar të pranishmëve të mbyllnin çadrat, se nuk ishin sheqer të treteshin. Por nuk ka mbaruar me kaq,  kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest të shëmtuar teksa ka ngritur gishtin e mesit.

Gjesti i Ramës i drejtohej disa të rinjve që po thërrisnin në kor fjalët ‘’turp, turp” ndaj tij, ndërkohë që kamera e ERTV-së është kujdesur që në këto momente të ketë një plan të largët të Ramës, e megjithatë gishti i tij që ngrihet lart, arrihet që të fiksohet në sfond.

Pas shpatullave të Ramës gjenden fëmijë që si kalojnë më shumë se 10-12 vjeç, ndërsa Erion Veliaj i Bashkisë së Tiranës, sheh me sytë plot ndriçim shefin e tij.

Rama është përpjekur që ta kalojë situatën duke thënë se personat që dëgjoheshin në sfond morën atë që meritonin.

“Mbyllini ato çadrat se nuk jeni dhe sheqer që të shkriheni, shumë të ëmbël jeni, po sheqer nuk jeni. Ja urdhëro, gratë mbyllin çadrat burrat jo, gjithsesi…. Për të mos prishur syrin e keqin, kemi dhe tre katër harrjupelë këtu, unë nuk dua ta zgjasë, dua t’iu uroj një vit të ri të gëzuar, si këto drita që do ndizen”, tha Rama.