Rama shpërblen studentët denoncues, zbulon nismën e re

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një nismë të re, që sipas tij do të luftonte korrupsionin. Kushdo që do të denoncojë raste abuzimesh, do të marrë shpërblim.

Postimi i Ramës:

Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zero tarifën e merr bursë njëvjeçare!