fbpx

Rama: Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE, por në Shqipëri s’meritoni as një supë!

rama.jpg

Kryeministri, Edi Rama, ka mbrojtur sërish propozimin e tij për hartimin e një ligji që dënon shpifjen në politikë dhe përmes medias. Në një postim në Twitter, Rama thotë se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE, por ndryshe pritet te jete ne Shqiperi, ku kreu i qeverise paralajmeron per denim me gjobe.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *