Rama: Strukturat shtetërore, angazhim maksimal

Kryeministri i vendit Edi Rama edhe sot ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook ku uron mirmëngjesin.

Në foto shihen  punonjës të OSHEE në krye të detyrës, pavarësisht se punojnë në kushte ekstreme të motit.

Rama theksoi se strukturat shtetërore janë angazhuar për të lehtësuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës.

” Mirëmëngjes dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./real-news.tv

Lër një koment