fbpx

Rama takim me homologun slloven, zbulon se për çfarë kanë biseduar, detajet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim së fundmi me homologun e tij slloven, Janez Janša.

Në Facebook, Rama shkruan se pjesë e diskutimit ka qenë dhe tema e përgatitjeve që po bën Sllovenia, për të marrë vitin e ardhshëm mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Shënimi i plotë i Ramës

Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm