Rama takon Ministrin e Jashtëm ukrainas, ja ‘meraku i tij’

Mësohet se në takimin e Kryeministrit Edi Rama, me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prysraiko, Rama ka folur për rritjen e bashkëpunimit midis OSBE dhe Ukrainës.

Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë sot takime në Kiev edhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Rama gjithashtu do të takohet me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Ndërkohë që në datë 21 janar kryeministri pritet të vizitojë Ukrainën lindore për të parë nga afër zonën e prekur nga konflikti.