fbpx

Rama tashmë është gjykuar, ja kur zbardhet

Screenshot_31-4.png

Nga Ylli Manjani

“Historia do më gjykojë”- thotë udhëheqësi, duke iu përgjigjur Kosovës që më konsensus të plotë nuk e ndoqi në aventurën e Tij pro Jugosllavi.

Në fakt, pa dashje, Edi Rama tha një të vërtetë të madhe të sjelljes së Tij: dëshirën për të mbetur në histori.

Por, problemi është se historia e vërtetë nuk gjykon. Ajo thjesht regjistron në memorie ngjarje të caktuara, bashkë me to edhe persona. Këto të fundit nuk i gjykon historia, por koha dhe vendi ku jetojnë.

Koha dhe vendi ku Edi Rama jeton, ka gjithë të drejtën ta gjykojë si bashkëpunues me Serbinë, më shumë sesa me Kosovën. Janë fakte të panumërta që e dëshmojnë dukshëm dashurinë e Edi Ramës për Serbinë.

Personalisht nuk e gjykoj si pro Serb. Por qartësisht konstatoj se Shqipëria dhe Kosova nuk ja panë hajrin kësaj “dashurie” të shpallur gjatë gjithë viteve të Tij si Kryeministër.

Nëse Edi Rama kërkon vend në histori, pa dyshim që e ka, por jo tek historia e suksesit të shqiptarëve drejt perëndimit. Të paktën jo si paraardhësi i Ti. Figurë goxha e kritikueshme ishte dhe Ai, por na futi në schengenin e vërtetë, ku të paktën lëvizim lirisht. Pa përmendur firmën në anëtarësimin e vendit që qeverisi në Këshillin e Europës dhe NATO.

Edi Rama ka gjithashtu vend në histori. Do të mbahet mend mirë si Kryeministri që renditi e vendin e tij, tek rekordet e trafikut ndërkombëtar të drogës. Qendër distribucioni dhe origjinë e trafikut të çdo lloj drogë. Sot Ai është kryeministri që njihet gjerësisht në Europë e më gjerë si drejtues vendit që “mikpret” kontenierë dr.oge dhe bashkë me hashashin i eksporton gjerësisht në Europë.

Kështu që, në histori do jetë, për këto e ngjarje të tjera si këto. Aty do jetë, pa asnjë merak! Do mbahet mend si politikani që rilindi shtetin më jashtë kushtetutë që kemi patur ndonjëherë. Shtetin që rrëmben prona e dhunon liri e të drejta në mënyrë masive. Shteti që futi në borxh shtetasit e vet në disa breza që vijnë. Shtetin që dënon protestuesin, por jo dhunuesin e lirive e të drejtave.

Pa dyshim që do mbahet mend!

Më vjen mirë që ka filluar ta shohë veten në kohën e shkuar. Qartësisht nuk është më e ardhmja e këtij vendi. As e mini-schengenit e sajesa të tilla idiote, dhe të padobishme për Shqiptarët.

Edi Rama është gjykuar tashmë. Vendimi do zbardhet në zgjedhjet më të afërta.

Edhe Ai vetë e di….

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303