fbpx

Rama tërhiqet pas qëndresës së studentëve

download-1-2.png

Protesta e studentëve këtë të mërkurë që u përshkallëzua edhe me goditje me vezë ndaj Ministrisë së Arsimit, ka bërë që kryeministri Edi Rama të tërhiqet një hap më pas.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se do të rishikohet vendimi i qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës. Megjithatë, në reagimin e tij, shefi i mazhorancës i qëndron sërish linjës se faji nuk është i Ministrisë së Arsimit, pasi përgjegjësia për tarifat sipas tij, është e gjitha e universiteteve.

Ndër të tjera Kryeministri thotë se asnjë tarifë në Universitete nuk është rritur prej vitit 2014.

“Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, shkruan Kryeministri Rama.

VKM nr. 288, date 21.5.2018 (1)

Prej dy ditësh studentët protestojnë duke kërkuar heqjen e pagesës për kreditet e provimeve të mbartura, si dhe shtyrjen e afatit të pagesës vjetore të shkollës dhe pagesën e saj me këste.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *