Rama tha ‘hani 2 herë në ditë’, nutricionistja hedh poshtë deklaratën: Nuk duhet ndjekur nga…

“Hani dy herë në ditë dhe agjëroni 16 orë”. Kjo ishte deklarata e Ramës disa ditë më parë, mirëpo nutricionistja Rolina Naco thekson se kjo këshillë nuk duhet ndjekur nga të gjithë.

Për News24, ajo tha diabetikët, gratë shtatzëna por edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike duhet të hanë më shpesh, por në sasi të vogla.

“Grave shtatzëna, diabetikëve por edhe të sëmurëve kronikë nuk do iu këshilloja skemën e të ngrënit dy herë në ditë”,- thotë Naco.