Rama thirrje familjeve që kanë banesa të trashëguara në zonat muzeale: Përfitoni nga projekti…

edi-rama-7-723x450.png

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në një dëgjesë me qytetarë sipërmarrës të Beratit projektin për Bonusin e Rijetezimit, që janë grante për fushën e turizmit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë iu bëri thirrje familjeve shqiptarë që kanë në trashëgimi shtëpi të vjetra, sidomos në zonat muzeale, si kalatë, që të aplikojnë për të përfituar nga ky bonus.

Sipas Ramës, ky bonsur përfshin restaurimin e banesave dhe një fond prej 10 mijë dollarësh.

“Së pari dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi, i cili sot është transformuar në një mjedis shembullor me një investim mbresëlënës. Jo për nga madhësia ndoshta e aspektit financiar, por për nga mençuria dhe përkushtimi për ta rijetëzuar këtë godinë, duke respektuar maksimalisht të gjithë elementet tradicional dhe duke shtuar me shumë shije elemente të tjerë siç është kjo platformë ku ne qëndrojmë. E kthejnë këtë godinë deri dje të papërdorur, në një destinacion të bukur këtu në Berat. Një tjetër zotim i fushatës elektorale dhe në tjetër pikë e Shqipërisë sonë të 2030-ës, kthehen në një destinacion për ata që duna të përdorin bonusin e rijetëzimit. për t’i kthyer në instrumente ekonomikë shtëpitë e vjetra. Në radhë të parë në kala. Rijetëzimi i kalave është një nga gjerat më të bukura që mund të bëjë një vend.Përfitoj nga rasti që t’i bëj apel sot të gjithë familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla që tani më me bonusin e rijetëzimit, me këtë program mbështetës, ne jemi në krah. Me dy instrumente mbështetje, një për restaurimin dhe konsolidimin e pjesës së gaçkës së shtëpisë, mureve, dritareve dhe dyerve, ku do t’i japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje. Këto të ardhura, janë më të larta se sa rrogat e shtetit, madje përfitojnë edhe të tjerët. Ata çunat te banaku janë përfitues të një vendi pune, ky është sistemi i krijimit të bizneseve të vogla, duke shfrytëzuar trashëgiminë. Sa më shumë të kemi shtëpi të tilla të transformuar, qoftë hoteleri, restorante, që kanë të bëjnë me kulturën tradicionale, aq më shumë do të kemi turistë. Do doja para vitit të ri, por maksimimui as vitit të ri, do të kemi kantjerët këtu të zonës poshtë, që do të transformojnë sheshin e makinave aty, apo sheshi përpara objekteve të kultit.”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303