fbpx

Rama ‘tifoz’ i Gjukanoviç, Basha ka një porosi të fortë për shqiptarët

zgjedhjet-mal-i-zi.jpg

Pasi Kryeministri Rama uroi për fitore homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç, nëpërmjet një video-mesazhi, ku shpreh publikisht mbështetjen për Gjukanoviçin dhe partinë e tij Social Demokrate, në zgjedhjet që do të mbahen në Malin e Zi pas pak ditësh, më 30 gusht ka ardhur një reagim nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që ka bërë një thirrje ndaj shqiptarëve në Malin e Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Basha thekson se përmes votës së tyre për partitë shqiptare, mund të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre  dhe të garantojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët.

“Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO.

Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare. Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit”, shkruan Basha në Facebook.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303