Rama tjetër apel Bashës: Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin por…

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një tjetër thirrje rivalit politik, Lulzim Basha. Rama e ka ftuar kreun e PD për tu ulur në tavolinë për të diskutuar mbi situatën ku ndodhet vendit.

Ndërsa gazetarët i kujtuan Ramës pikat e planit të Bashës për të prekurit nga tërmeti, Kryeministri tha se ngritja e vendit nuk behët me deklarata në televizior dhe aq më pak duke rimarrë diskun e gramafonit përpara kësaj ngjarje.

“Qenka lodhur. Do të ishte mirë në rradhë të parë që Lulzim Basha dhe forcat e politike propozimet të mos i bënin si propozimet e reformës elektorale, të reformës në drejtësi ose të reformave që thonë e ke aty, bëje ose hap krahun, por të vijë në tavolinë dhe të diskutonim gjërat me njerëzillëk, pa parti  sepse sjemi duke bërë një garë me socialistë dhe demokratë, por jemi duke bërë një garë jo me njëri-tjetrin, por me kohën, me tensionin dhe emocionet e e rënda që përjetojnë njerëzit dhe natyrisht edhe një garë me të ardhmen që të mos humbim mundësinë që të ringrihemi më të fortë se sa ishim më përpara.

Kjo nuk bëhet me deklarata në televizor dhe aq më pak duke rimarrë diskun e gramafonit përpara kësaj ngjarje. Çdo me thënë 500 inxhinierë, dhe pse jo 600 ose 400. Ndërkohë që nuk ka pasur kurrë në Shqipëri më shumë inxhinierë sesa ka sot që merren me këtë punë, të gjithë janë çdo moment duke ardhur. Pse pikë është kjo. Përsa i përket historisë së oligarkëve nuk e di në cilën nga ato që fshihen pas këtij emrin duhet të heqim. Duhet të ndalojmë kujdesin, kontrollin shëndetësor bazë të popullisisë për të rindërtuar. Kësaj i bie hiqja njëri e jepja tjetrit.

Nëse ka ide se si mund ti bëjmë këto gjëra, jo për proopagandë, jo për politikë, jo për pushtet, jo për t’ia heq njërit dhe për t’ia hedh tjetërit atëherë janë të mirëseardhura. Përndryshe janë deklarata që mund të hidhen por nuk i shërbejnë as njërëzve, as rindërtimit dhe jam i sgurtë që nuk i shërbejnë as Lulzim Bashës dhe forcave të tjera politike. Është mirë që të vijë në tryezë.

Por pikat që më thoni ju janë paska qesharake dhe shumë zhgënjyese.”