fbpx

Rama u kthen “reston”, Politekniku vishet me ngjyrat e flamurit të Emirateve Arabe

emiratteeee.jpg

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës është veshur mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo ka ardhur në shenjë solidariteti pasi Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë. Ndërkohë, ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi kulla më e lartë në Dubai Kulla Burj Khalifa u ngjyros kuq e zi, më 28 Nëntor.

Nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimi.

“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe.”- shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303