fbpx

‘Rama u përgjigjet me bla bla bla’! Pampuri: 300 mijë shqiptarë hanë 1 herë në ditë

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka reaguar në Facebook, ku nuk kursehet me akuzat ndaj Ramës

Ajo thotë se kryeministri i vendit i ka injoruar shqiptarët e varfër. Sipas Pampurit 300 mijë shtetas në Shqipëri ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

Postimi i Pampurit

Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”.