fbpx

Rama u vendos kushtin naftëtarëve të Ballshit: Do takohemi vetëm nëse ju….

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë në ditën e tyre të 9-të të grevës, dhe gjendja sa vjen e rëndohet, se do ti takojë vetëm në rast se e lënë në mes grevën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu kërkon naftëtarëve që të lënë grevën e urisë, pasi asgjë nuk mund të zgjidhet me presion.

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, tha Rama.