Rama uron Bajramin me foton e Xhamisë në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të veçantë për komunitetin mysliman, kreu i qeverisë ka zgjedhur të publikojë foto nga restaurimi i xhamisë së Gjirokastrës.

‘Dhe me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN’, shkruan Rama.

oo.jpg