Rama uron pavarësinë e Kosovës: Urime ditën e bekuar

Kosova feston sot 12 vjetorin e pavarësisë së saj. Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook i ka uruar këtë ditë të gjithë shqiptarëve. Në urimin e tij Rama përkujton gjithashtu edhe dëshmorët që luftuan dhe ranë për fitoren e pavarësisë.

Urime ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkruan Rama.

Më 17 Shkurt 2008, Kosova u shpall shtet sovran i pavarur. Që prej asaj dite ajo ka marrë njohjen e pjesës më të madhe të shteteve të botës. Hapi i radhës drejt integrimit europian për Kosovën është heqja e vizave me zonën Shengen, gjë e cila pritet të ndodhë brenda këtij viti.