fbpx

Rama: Vijon faza e dytë e punimeve, 24 orë ujë për 3500 banorë të Pukës

Në kantierin e Pukës ka nisur faza e dytë për punimet e infrastrukturës së ujësjellësit.

Nëpërmjet një postim në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se tashmë janë realizuar 53% e punimeve për 8.4 km rrjet të brendshëm.

Gjithashtu ai thekson se tashmë është garantuar ujë 24 orë për 3 500 banorë të Pukës, ndërsa shton se vijon puna për furnizimin me ujë të pandërprerë për 750 banorët e e Zezaj, Kukaj e Lacaj.

Postimi i plotë:

Kantieri i ujit në Pukë vijon punën. Pasi kemi garantuar për 3 500 banorë të Pukës 24 orë ujë, me fazën e dytë të investimit përmbyllim tërësisht infrastrukturën e ujësjellësit me finalizimin e rrjetit tercial, si dhe garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë edhe për 750 banorët e Zezaj, Kukaj e Lacaj, ku prej vitit 1980 nuk ishte bërë asnjë investim.

Realizuar 53% e punimeve, për 8.4 km rrjet të brendshëm, 1,7 km linjë të re dërgimi, rikonstruksion të 2 depove si dhe finalizimin 100% të rrjetit tercial për çdo konsumator familjar, publik dhe privat.