fbpx

Rama vizitë të papritur në Elbasan, zbulohet axhenda

Edi-Rama-1024x576-780x439.jpg

Kryeministri Edi Rama sot sipas burimeve zyrtare ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimin e të cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh.

Rama ka planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive të qarkut.

Ndërkohë krahas disa takimeve të rëndësishme, Kryeministri Rama do inspektojë edhe Godinat e konviktit të studentëve të Univesitetit” Aleksandër Xhuvani “.

Gjithashtu raportohet se mund të zhvillojë edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës Kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303