fbpx

Rama vizitoi Thaçin në Hagë, Krasniqi: Kujdes vëllazëror ndaj Kosovës, është nderim i lartë

BeFunky-collage-2022-05-10T190308.946-scaled-1.jpg

Ditën e sotme kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Hagë, ku u takua me ish-presidentin Hashim Thaçi. Krasniqi e ka cilësuar si kujdes vëllazëror që ai po tregon ndaj Kosovës.

Në një postim në Facebook, kreu i PDK ka shkruar se Rama me vizitën e tij sot në Hagë te ish-presidenti Hashim Thaçi, u kujdes për Kosovën dhe rikujtoi se vlerat solidare “janë të përtejkufijshme” siç ishin në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për liri.

Sipas Krasniqit, vizita është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare dhe të historisë së popullit shqiptar.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.

“Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303