Rama: Xhafaj iku vetë. Të tjerat, broçkulla kazani

rama-repolitix.jpg

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në emisionin “Repolitix”, kryeministri u shpreh se Xhafaj kishte të gjithë mbështetjen e tij dhe shtoi se vendosi vetë që të largohej.

“Ministri ka dhënë vetë dorëheqjen, me dëshirën e tij më të madhe. Ministri ynë ishte mbështetur me të gjitha forcat nga unë dhe qeveria, dhe i tërhequr me të gjitha forcat vetë. Iku vetë, të gjitha të tjerat janë broçkulla kazani”, deklaroi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303