Rama zbulon haptazi projektin e qeverisë: Do të ndërtojmë…

edi-rama32111111-770x392.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot programin e ri qeverisës, ku ai u ndal te turizmi. Ai tha se do të nisë puna për ndërtimin e 4 porteve historike. Rama tha se kantierët e porteve turistike do të ngrihen në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Kreu i qeverisë tha se ky do të jetë mandati i korridorit blu, ku tha se në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës dhe Rrogozhinës.

‘Do të hyjnë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjedhimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista. Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej e nga BE, por nuk do të presim do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara.’- tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303