Rama zbulon “spiunët” super-inteligjentë që do të sjellë nga Turqia për të kapur shkelësit

Screenshot_29-2.jpg

Kontrolli i territorit në vendin tonë shumë shpejt do të bëhet përmes një sistemi dronësh super-inteligjentë. Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme disa nga projektet e hartuara me sipërmarrës të ekselencës turke, pjesë e të cilave është edhe ky sistem kontrolli.Rama shprehet se këta dronë do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

“Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për: Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë super-inteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma”, shkruan Rama ndër të tjera.

Pjesë e këtij kontrolli pritet të jenë edhe ndërtimet pa leje, për të cilën pak javë më parë Rama paralajmëroi një aksion duke nisur me vijën bregdetare e deri te zonat e mbrojtura.

Si do të duken këto dronë?

Teksa ndau foto nga takim me ekspertët turq, Rama zbuloi edhe një mostër të dronit super-inteligjent që do monitorojë hapësirat publike duke analizuar të dhënat për shkeljet e mundshme.  Në vendin tonë dronët janë përdorur nga Policia e Shtetit për të kapur shkeljet në rrugë të drejtueseve të automjeteve me shpejtësi tej normave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303