fbpx

Rama: Zgjidhet Bordi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Screenshot_13-11.jpg

Mes 117 kandidaturash është zgjedhur Bordi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.Kryeministri Edi Rama falënderon të gjithë kandidatët që iu përgjigjen ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ndërsa shprehet se kjo pjesëmarrje i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke sjellë sipas tij një skuadër ndërkombëtare.Ndërkohë kryetarja e re e Bordit të Akreditimit është zgjedhur Shqiponja Telhaj.Telhaj Ka doktoruar në Staffordshire University. Sipas Ramës ajo ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Gjithashtu ka kontribuar këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303