Ramën e kap frika në Kukës, ndryshon fshehtas vendin e mitingut

Ditën e sotme në orën 18:00 kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës në Kukës.

Takimi ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por është ndryshuar sepse Partia Demokratike Kukës me krijimin e grupit Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka paralajmëruar marshim protestë në kundërshtim të mbërritjes së Ramës si dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore me datën 30 Qershor. PD Kukës me anë të një shkrese i është adresuar policisë, për të marrë lejen e këtij tubimi për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

Kjo ka bërë që PS-ja të ndryshojë vendin për takimin elektoral duke e zhvendosur në aeroportin e Kukësit, ashtu si herën e fundit ku u shënuan incidente. Në cdo qark, PD-ja ka ngritur pune për të bllokuar kryeministrin Rama në takimet e fushatës, ndërsa në një udhëzim që Basha shpërndau për degët udhëtonte që të kishte rezistencë si në Shkodër.