Protestat e opozitës, Basha: Ramës i ka ‘ik truni komplet’

1556964300_basha1.jpeg

Në fokus të takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzum Basha me qytetarët në Lezhë, ishte sërish kryeministri Edi Rama dhe akuzat ndaj tij.

Teksa e cilësoi shtrimin me 150 anëtarë të rinj në PD e Lezhës, Basha tha se ky është një tregues i qartë që shqiptarët po afrohen me demokratët pasi po shohin shpresën që Rama ua ka shuar.

Duke folur me gjuhën e popullit, lideri demokrat tha se nga protestat e opozitës së bashkuar, Ramës “i ka ik truni komplet”.

“Shtohen 150 anëtarë të rinj. Shtimi me gjakun e të rinjve. Një tjetër dëshmi e bashkimit të shqiptarëve me PD. Po rikthejmë shpresën te shqiptarët. Kapi parlamentin, zgjedhjet, shkatërroi gjykata e Kushtetueses. Me propagandë po u mbush mendjen shqiptarëve. I ka ikur truni, i shkëputur nga realiteti i mjerimit ku e ka çuar Shqipërinë. Ofron një spektakël bajat dhe më këtë thotë ta shtyjë sa ta shtyjë. Ka pasur qëllim të shkurajojë shqiptarët. Thotë se shqiptarët në protestë, ftesë për protestuesit.  Basti i Edi Ramës për t’ua ulur kokë shqiptarëve, ky bast humbi me 16 shkurt ditën e nisjes së kryengritjes së shqiptarëve, për t’i dhënë fund instalim të krimit me qeverinë, parlament, media false, u thërrmua nga bashkimi i 16 shkurtit. Fushata e 2017, instaloi bandat kriminale”, tha Basha.

Teksa ka prezantuar platformën e PD për fermërët, Basha është shprehur se prodhimet shqiptare nuk mund të dalin jashtë tregut të Shqipërisë dhe sipas tij, fajtor është Edi Rama.

Nga Lezha, ai tha se prodhimet bujqësore nga Maqedonia, Kosova, por edhe Serbia sillen në Shqipëri, por nuk çon asnjë prodhim në këto vende.

Kryedemokrati Basha theksoi se për Ramën mjafton fasada, thjesht një selfie me Vuçi.

“Rënia dramatike e praktikave bujqësore, ka çuar në braktisjen e fshatit. Në Fier, stoku i lopëve ka rënë me 80%. Pse? Të merresh me blegtori dhe bujqësi është mallik, jo vetëm që nuk nxjerr lekë, por duhet të futësh lekë që të mbash këto investime. Shkatërroi skemën e subvencioneve. Ka braktisur fermerin Edi Rama. Ngritja e mekanizmave për të eksportuar prodhimet shqiptare. Fut gjithë prodhimet e Serbisë, Maqedonisë dhe nuk çon asnjë prodhim aty. Kur Edi Rama bën selfie me Vuçiç, aq i duhet. Prodhimet shqiptare do të jenë të para”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303