fbpx

Ramës ‘si del e keqja’, reagon sërish për protestën në Shkodër: Nuk ka prind që të….

Edi-Rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme në Shkodër.

Kreu i qeverisë deklaroi se në këtë protestë po përdoren minorenë për të ushtruar dhunë gjatë protestave.

Sipas Ramës, minorenët po përdoren nga opozita “si streha e fundit e maskarallëkut të politikës”.

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303