“Range Rover”-i merr flakë papritmas, personi që ndodhej brenda shpëtoi për një fije, si ndodhi ngjarja?

digjetmakina-770x433.jpg

Një makinë tip “Range Rover” ka marrë flakë në rrugën Krujë-Fushë-Krujë, pranë Krastës.

Raportohet se makina ishte në pronësi të një kompanie që jep makina me qira

Në automjet ndodhej një person dhe kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Informacion paraprak

Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Land Rover”, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303