fbpx

Raporti i Komisionit të Venecias, Presidenti Meta publikon sot qëndrimin

liro-1.jpg

Ditën e sotme do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft-raportin e përgatitur nga 5 reporterët e Komisionit të Venecias.

Siç raporton Ora News, Presidenca do bëjë publike edhe pyetjet e Metës drejtuar Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje

Komisioni i Venecias në draft-opinionin paraprak dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, konstatoi se Meta i tejkaloi kompetencat e tij duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në draft-opinion u tërhoq edhe vëmendja se dekreti për 30 qershorin u publikua në Fletoren Zyrtare, ndërsa ai i datës 13 tetor nuk u kthye në një akt ligjor.

Madje u nënvizua se asnjë nga palët nuk kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese dekretet e Presidentit.

Në opinionin paraprak prej 19 faqesh që ju dërgua Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni rekomandoi që nga Komisioni të merren parasysh një sërë faktorësh duke përfshirë edhe thirrje të vazhdueshme të Presidentit Meta për dialog mes palëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303