fbpx

Raporti i Mueller bëhet publik, për çfarë akuzohet Trump?

mueller-report.jpg

Raporti i këshilltarit të posaçëm Robert Mueller lidhur me akuzat ndaj presidentit Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë dhe pengim të drejtësisë do të bëhet publik sot.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr pritet të komentojë lidhur me raportin e Mueller në një konferencë për shtyp ndërsa kopjet e raportit do të dërgohen pak më vonë në Kongres e pastaj do të publikohen në internet.

Kongresi dhe populli amerikan do të shohin për herë të parë në hollësi faktet që Mueller shqyrtoi pasi ai dhe ekipi i tij i hetuesve federalë punuan për të përcaktuar nëse fushata e Trump ose bashkëpunëtorët e tij bashkëpunuan fshehurazi me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 që e sollën presidentin Trump në pushtet.

Agjencitë amerikane të zbulimit në fillim të vitit 2017 vlerësuan se Rusia, nën drejtimin e Presidentit Vladimir Putin, zhvilloi një fushatë për të minuar zgjedhjet dhe kishte një preferencë të qartë që Trump të fitonte.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA është akuzuar për “kryerjen e një fushate mediatike” për Presidentin Donald Trump përpara lëshimit të shumëpritur të raportit të Mueller.

Demokrati Jerry Nadler akuzoi William Barr për mos lejimin e “fakteve të flasin vetë” mbi planet e tij për të mbajtur një konferencë shtypi përpara publikimi të raportit.

Prokurori i Përgjithshëm pritet të dalë në një konferencë për shtypin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303