Raporti i Mueller, Prokurori i Përgjithshëm para Kongresit

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, do të shfaqet para Kongresit amerikan për herë të parë që kur Robert Mueller përfundoi raportin e tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

Seanca dëgjimore përpara një nënkomisioni të Dhomës së Përfaqësuesve ka për qëllim të hulumtojë buxhetin fiskal prej 29 miliardë dollarë të administratës Trump për Departamentin e Drejtësisë, por Barr ka të ngjarë të përballet me pyetje rreth raportit përfundimtar të Mueller.

Mueller e dorëzoi raportin e tij konfidencial te prokurori i përgjithshëm më 22 mars, pas një hetimi 22-mujor nëse Donald Trump mund të ketë bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 dhe nëse Trump pengoi hetimet në këtë çështje.

Më 24 mars, Barr i dërgoi Kongresit një letër prej katër faqesh duke paraqitur atë që ai tha ishin gjetjet kryesore të Mueller. Barr pritet të paraqesë një kopje të raportit të plotë deri në mes të prillit, apo edhe më shpejt./real-news.tv/