Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë për media ku ka folur në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR.
Ajo theksoi se raporti është një skaner, por edhe i tmerrshëm për gjendjen ku ndodhet vendi.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Nuk kemi asnjë mëdyshje se raporti do të dilte në konkluzionet që janë të qendrushme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike dhe ekonomike. Kjo vjen si rezultat i inkriminimit.
Raporti është një skaner, por edhe i tmerrshëm për gjendjen ku ndodhet vendi. Mjafton në atë raport ku është mëse e qartë situata dhe janë përmendura nga mediat disa nga pikat kryesore. Të rënda janë shprehjet që gjenden në raport. Prokuroria asnjë hetim. Këto fjali janë shkruar para se prokuroria të kthente në Dibër dosjen 184.
Ky raport si asnjëherë tjetër është një nga raportet që jo vetëm nuk i njeh, por për hirë të së vërtetës të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Problemi ynë nuk është se ky raport do të jetë për fatin e partive politike. Është i rëndësishëm për shqiptarët, hapja e negociatave është një ndër pikat më të rëndësishme. Raporti tregoi qartë se sistemi politik, ekzekutiv dhe ligjor ka rënë përfundimisht.
Secili nga mund ta përkthejë raportin në gjuhën e tij, por është një këmbanë alarmi për të gjithë klasën politike për tu dhënë shqiptarëve mundësinë e integrimit në BE. Për të dalë nga kriza ka vetëm një rrugë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Duke filluar nga ne të parët si parti të opozitës, dhe njeriu kryesor që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Përfitoj nga rasti, ju ftoj ditën e nesërme për 15 vjetorin e LSI. Theu tabutë e një politike

