fbpx

Raporti i OSBE/ODIHR, reagon Bujar Nishani: Panoramë e qartë e një Shqipërie në regjim

nishani.jpg

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Facebook lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie në regjim.

“THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale. Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik. Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA ! Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !

Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë ! OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.” shkruan Nishani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303