Raporti i ‘Venecias’ për Ilir Metën, reagon Taulant Balla: Presidenti ka cenuar…

Ka ardhur reagimi nga Partia Socialiste në lidhje me raportin përfundimtar të publikuar nga Komisioni i Venecias.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka theksuar se Venecia ka ndryshuar opinion lidhur me çështjen e Metës për tejkalimin e kompetencave.

“Nga opozita po thonë se opinion përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cenuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. S’ja pati asnjë fajin opozitës, as Komisioni, e as qeveria, që nuk hynë në zgjedhje. Opinioni i Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë”, tha Balla.