Raporti italian: Shqipëria, portë e kanabisit

policia.jpg

Një raport i shtetit italian e konsideron Shqipërinë si portën kryesore prej nga del kanabisi. Ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha përgjatë vitit 2018.

Raporti mbi Sigurinë Kombëtare në Portet italiane konstaton se lëndët narkotike, armët dhe cigaret kontrabandë lëvizin përmes pikave doganore në porte, duke e konsideruar kthyer Shqipërinë në kanalin kryesor të trafiqeve të paligjshme.

Në total autoritetet doganore e policia kufitare në portet italiane kanë sekuestruar rreth 101.175,913 kg lëndë narkotike të tipit  hashash, marijuanë, kokainë e heroinë.

Trafiku i kokainës konfirmohet si monopol i mafias kalabreze Ndrangheta, aktivitet të cilin e kryen në bashkëpunim me grupet kriminale të huaja mes të cilëve dhe grupet kriminale shqiptare.

Viti 2018 ka vërtetuar një fluks rritje të trafikut të heroinës nga Shqipëria përmes portit të Barit, duke u konfirmuar si një nga kanalet kryesore të trafikut nga Turqia. Heroina trafikohet kryesisht në portet e Barit, Triestes e Brindizit.

Heroina e prodhuar në Afghanistan, Pakistan, Iran hynë në Itali përmes Shqipërisë e Turqisë. Sipas portit të Sigurisë së porteve gjatë viteve të fundit është rritur trafikimi i marijuanës e viti 2017 është mbyllur me sekuestrimin e 78 tonë marijuannë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303