fbpx

Raporti/ Shëndeti i futbollistëve në rrezik

futboll.jpg

Sindikata globale e futbollistëve ka ngritur  alarmin në lidhje me shëndetin e tyre. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga kjo sindikatë, shëndeti i futbollistëve është në rrezik nga mbingarkesa dhe ata kanë nevojë për një pushim të detyruar prej 4 javësh.

FIFPro ka mbledhur të dhëna nga 16 futbollistë të njohur elitar dhe ka dalë në përfundim se ata kanë bërë rreth 80 ndeshje dhe kanë udhëtuar 110.000 km sezonin e kaluar.

Sulmuesi i Tottenaham, Son si dhe dyshja e Liverpool Alisson Becker dhe Sadio Mane ishin mes lojtarëve të analizuar.

Advertisement

Në raport, mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini tha se lojtarët “duhet të mbrohen” ndërsa Vincent Kompany ka bërë thirrje për pushime të detyrueshme.

Sipas raportit 85% e lojtarëve duan pushim në gjysmën e sezonit.

Në raport gjithashtu thuhet se nga lodhja, lojtarët janë maksimalisht të rrezikuar nga lodhja mendore dhe muskulore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303