fbpx

Raporti S&P/ Reagon ish-deputetja: Shqipëria mund të hyjë në recesionin më të thellë

1523984186_klajdagjosha.jpg

Pas publikimit të raportit të Standard & Poor, ish-deputetja Klajda Gjosha ka bërë një postim në rrjete sociale. Ajo shkruan se nëse do të vijohet me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyjë në recesionin e saj më të thellë.

“Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira. Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%! Në këtë kohë Pandemie, ku të varfëritë vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te strategjia e daljes nga kriza. Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke I lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!”, shkruan Gjosha

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303