fbpx

Raporti/ strategjia amerikane e mbrojtjes është dobësuar

1B49BAB7-DDC2-4C31-9C42-E052CE1EE462.jpeg

Një panel ekspertësh ka bërë një vlerësim të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes të Presidentit të SHBA, Donald Trump.
“Roli global që Shtetet e Bashkuara ka luajtur për shumë gjenerata mbështetet në një themel të fuqisë ushtarake të pashoq,” thotë raporti “Sidoqoftë, sot, diferenca jonë e superioritetit është thellësisht e zvogëluar në fushat kyçe. Ka sfida urgjente që duhet të adresohen nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin dëmtimin e vazhdueshëm të sigurisë së tyre kombëtare”-thuhet në raport.

Komisioni i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes u ngarkua nga Kongresi për të dhënë një rishikim të pavarur dhe jo partiak të strategjisë së mbrojtjes të administratës Trump. Grupi i vlerësimit u kryesua nga Eric Edelman, një ish-zyrtar i Pentagonit në administratën e George W Bush dhe admirali Gary Roughead, ish-shef i operacioneve detare. Këta janë persona të brendshëm që i njohin çështjet e buxhetit të mbrojtjes, si dhe korridoret e Pentagonit. “Siguria dhe mirëqenia e Shteteve të Bashkuara janë në rrezik më të madh se në çdo kohë në dekada”, pohon raporti. “Pushteti ushtarak i Amerikës është përkeqësuar në një shkallë të rrezikshme.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *